Policia konfiskon mbi 82 kilogramë marihuanë, armë, automjete dhe gjëra të ndryshme- arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Shtetit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi 82 kilogramë substanca narkotike, marihuanë.

Gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale në lokacione të ndryshme janë gjetur të fshehura në vende dhe mjete të ndryshme, provat e sekuestruara: 82 kilogramë e 914 gramë  marihuanë; 100 paketime të barnave të kontrabanduara, me peshë prej 100 kilogramëve e 180 gramëve; 1 pushkë gjuetie me 35 predha (fishekë) si dhe dy qese najloni të mbushura me barot dhe sfera për municion të armës së gjuetisë.

Po ashtu janë sekuestruar: 1 armë e gjatë ‘AK- 47’ me një karikator, 1 revole ‘TT’ me një karikator dhe 6 predha (fishekë), 1 dylbi e armës së gjatë, 174 predha (fishekë), 5 vetura të ndryshme, 15.774,50 €, 20 franga zvicerane dhe barna të llojeve të ndryshme.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi i personave të dyshuar është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Blerja ,posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve”, “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore dhe pa banderolë” si dhe “Shmangia nga pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *