Në Johan Krojf Arena po zhvillohet ndeshja Maqedoni e Veriut Holandë. Pjesa e pare është mbyllur me rezultat 0-1.
Në fillim të ndeshjes Triçkovski tundi rrjetën holandeze por goli u anulua për shkak pozitës jashtë loje. Pak me vonë tentoi Trajkovski por topi përfundoi në shtyllë. Ishte Memfis Depay qe i dha avantazh Holandës në minutën e 24.
Rezultati në këtë ndeshje nuk do të vendos asgjë pasi për Maqedoninë janë humbur gjasat për t’u kualifikuar për në fazën e nokautit. Nga ana tjetër holandezet kanë siguruar plasmanin dhe në këtë ndeshje janë më të relaksuar.
Ndryshe për Goran Pandev kjo do të jetë ndeshja e fundit në fanellën verdhekuqe. Kapiteni i cili më 27 korrik mbush 38 vjet pas kësaj ndeshje do të përshëndetet me përfaqësuesen e Maqedonisë.
Pas evropianit edhe Igor Angellovski pritet të largohet nga pozita e trajnerit, pasi i mbaron kontrata me FFM.