Daut Emini kandidat i PDSH-së, për kryetar në Komunën e Tearcës

Daut Emini do të jetë kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Tearcës nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, mëson Info7.mk. Ky propozim është mbështetur edhe nga dega e PDSH-së në këtë komunë. Emini njihet si një afarist i suksesshëm, aktivist politik që në vitet e 90, njeri me një bagazh të pasur kombëtar sidomos para luftës së Kosovës në vitet 1999 dhe  në vitin 2001.  Në anën profesionale Daut Emini ka një përvojë të gjatë në institucionet e shtetit si në atë të nivelit qendror po ashtu edhe atë në nivelin lokal. Në anën tjetër partitë tjera në këtë komunë ende nuk kanë bërë publik emrat e kandidatëve në përjashtim të BESA e cila do të garojë me Daut Memishin.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *