Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit, Nehat Curri, i vazhduam pasditen e sotme në Han të Elezit, me Akademinë përkujtimore dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve ka shkruar ne rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk.
Në prani të familjarëve të dëshmorit Nehat Curri, por edhe të familjeve të shumë dëshmorëve të tjerë, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta, kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, përkujtova se Nehati kur dha jetën në bjeshkët e Tanushës ishte vetëm 23 vjeç dhe 20 vite më vonë nga rënia heroike e tij, sot me krenarinë më të madhe shënojmë veprën dhe sakrificën për idealin më të shenjtë kombëtar të këtij dëshmori, por edhe të shumë dëshmorëve të tjerë – LIRINË.Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nehat Currin dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi!transmeton Info7.mk