Kritikat nuk e lënë rehat, flet Morata: Mezi presin që të shryjnë ndaj nesh

Sulmuesi i Spanjës, Alavro Morata nuk i ka pritur mirë kritikat, duke thënë se disa presin momentin për të shfryrë ndaj lojtarëve. Pas ndeshjes me Poloninë, ku gjeti edhe golin, sulmuesi spanjoll ka shprehur keqardhje që nuk morën 3 pikët ndaj Polonisë, por shton se kanë edhe një finale tjetër për të luajtur.  

Nuk është gjë e mirë të dëgjojmë fjalët dhe kritikat që thuhen, këta tipa presin momentin për të shfryrë kundër nesh. Në kompeticione si Euro 2020, e gjithë Spanja është me kombëtaren. E dimë që vijmë nga gjenerata gjeniale dhe të afta për të fituar gjithçka, kështu që nuk e kemi të lehtë. Përqafimi me trajnerin pas golit? E falënderova për besimin ndaj meje. Te rasti i penalltisë më erdhi topi me 2000 km/h.

Duket e thjeshtë nga jashtë, por nuk është kështu. Pak më intereson fakti që shënova gol, futbolli është lojë kolektive. Më vjen keq që nuk morëm tre pikët, por kemi edhe një finale për të luajtur. Duhet të punojmë dhe të kemi besim“, tha Morata.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *