Spektakël në Mynih: Gjermania fiton ndaj Portugalisë me rezultat 4 me 2

Ka startuar në orën 18:00, ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për Grupin F. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit.Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të Europës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur.Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë. Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim.Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar në favor të gjermanëve, 1 për luzitanët dhe 2 ndeshje janë ndarë në barazim. Në Europian regjistrohen 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

Kristiano Ronaldo 15′ , Zhota 67′ / Ruben Diaz 35′ (autogol), Guerrero 39′  (autogol) , Haverc 50′, Gosens 60′  

83′ Zëvendësim te Portugalia, largohet Zhota, në vend të tij, Andre Silva.

83′ Gorecka tregohet egoist, teksa nuk shërben për shokët e skuadrës, pas një kundërsulmi të shpejt, futbollisti i Bajernit, preferoi të godiste vetë, teksa tentavia e tij shkoi mbi kuadrat.

67′ GOOOOOOL PORTUGALIA 2-4/ Lumë realizimesh në Mynih. Shënon edhe Diego Zhota, i cili rihapt edhe njëherë sfidën. Futbollisti i Liverpulit shtyn topin në rrjetë pas asistit të Ronaldos. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *