Ebrahim Raisi fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran.
Raisi është në listën e sanksioneve amerikane për shkeljet e të drejtave të njeriut, përfshirë mbikëqyrjen e ekzekutimeve të mijëra disidentëve politikë në vitin 1988.
Kundërshtari më serioz i 60-vjeçarit, Abdulnaser Hemmati, gjithashtu e uroi Raisin për fitoren në zgjedhje, raporton newyorktimes.
“Shpresoj që administrata juaj nën udhëheqjen e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei do ta bëjë Republikën Islamike krenare, do të përmirësojë standardet e jetesës dhe të sigurojë mirëqenien e kombit”, tha Hemmati.
Presidenti iranian në largim, Hassan Rouhani uroi zgjedhjen e presidentit, por nuk e emëroi atë, pasi siç tha ai, votat nuk janë numëruar ende dhe asgjë nuk është njoftuar zyrtarisht.
Ministria e Brendshme e Iranit do të njoftojë rezultatet e zgjedhjeve më vonë gjatë ditës. Përveç Hematit, kandidatë të tjerë presidencialë e përgëzuan Raisin për fitoren në zgjedhje