Arrestohet prokurori i Sarandës, një oficer i policisë gjyqësore, arbitri dhe zyrtari i klubit ‘Përmeti’

Një hetim me rëndësi i zhvilluar nga SPAK ka çuar në pranga prokurorin e Sarandës, Sali Hasa për veprën penale të korrupsionit, por jo vetëm.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për disa persona.

“Konkretisht: në pranga ka rënë edhe Napolon Hodaj, oficer i Policisë Gjyqësore; Bledar Hajredini, zyrtar i klubit ‘Përmeti’,  Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit”, thuhet në njoftimin e SPAK.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *