Shoferi i kamionit nga Maqedonia, kapet ne Durrës me 300 kg, kokainë ABC siguron pamjet

ABC siguron pamjet e kamionit që u ndalua pasditen e sotme në Portin e Durrësit ku u sekuestruan 300 kg kokainë. Mësohet se në pranga është vënë shoferi i kamionit nga Maqedonia, Nazif Ajroski.

Burime bëjnë me dije se kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe ka pasur si destinacion final shtetin italian. Gjatë momentit të kalimit në port, kamioni ka ngjallur dyshimet tek autoritetet që kanë futur atë për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Në momentin e kontrollit ata kanë pikasur lëndën narkotike të paketuar me marka të ndryshme rrobash si dhe me logon e ekipit të njohur të NBA, “Chicago Bulls”. Kamioni kishte kaluar tranzit nga Maqedonia përmes Shqipërisë, prej ku do të nisej drejt Italisë. m.v/abcnews.al

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *