Brenda dy javësh Komuna e Studeniçanit nënshkruan tre marrëveshje bashkpunimi, edhe atë: marrëveshje bashkpunimi me USAID – zyra në Shkup për pjesmarrje në projektin për rritjen e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve vetanake; marrëveshje bashkpunimi me rrjetin FISKAST për rritjen e transparencës financiare, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe marrëveshje bashkpunimi me Federatën Kombëtare të Fermerëve përmes të cilit do tu sigurohet personave me aftësi të kufizuara një sistem dhe zhvillim i gjithëpërfshirës i arsimit dhe kulturës. Përmes këtij bashkëpunimi do të zbatohen aktivitetet e parashikuara nga projekti FROM FEEDBACK TO FEN AGENCY, implementuar nga Federata Kombëtare e Fermerëve, e mbështetur financiarisht nga Organizata Suedeze e Zhvillimit We Effect dhe Radiohjаlpen. Ndërtimi i sheshit inkluziv të lojërave për fëmijë në oborrin e ShF” Naim Frashëri” në Maranë do të jetë një donacion me interes publik për banorët në përgjithësi dhe personat me aftësi të kufizuara në veçanti.