Fitorja e parë në EURO 2020, Suedia triumfon ndaj Slovakisë falë penalltisë së Forsberg

Suedia ka arritur të marrë një fitore të artë ku ka mposhtur kombëtaren e Slovakisë falë golit me penallti të Emil Forsberg.

Pjesa e parë ka qenë e vakët, por pjesa e dytë ishte një zjarr për të dyja formacionet që kërkonin me çdo kusht suksesin. Ishte Kuaizon i cili me një inkursion të tijin arriti të fitonte 11-metërsh të shkaktuar nga portieri Dubravka dhe më pas ishte Forsberg i cili shndërroi në gol penalltinë në minutën e 77′.

Suedia arrin suksesin e parë në këtë EURO 2020 teksa renditet në krye të Grupit E duke lënë pas pikërisht Slovakinë, Spanjën dhe Poloninë që presin të luajnë takimin e tyre.

Kombëtarja skandinave ndeshjen tjetër do të ndeshen ndaj Polonisë më 23 qershor, ndërsa slovakët do të sfidojnë Spanjën në të njëjtën ditë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *