Çka përmban propozimi të cilin Zaevi e çoi në Sofje? Edhe përkundër asaj se pala maqedonase po hesht, disa media bullgare pohojnë se në një nga pesë formulimet shkruan se pas kontestit për gjuhën bullgarët dhe maqedonasit flasin gjuhë të njëjtë, por gjuhë të cilat në nivel botëror janë njohura si të ndryshme. Këtë e transmeton gazeta “24 Orë”, duke u thirrur në burime qeveritare. Mediumi i njëjtë pohon se Zaevi ka propozuar pesë variante për kompromis të cilat duhet të hyjnë në Deklaratën politike, e në të cilën mes të tjerësh thuhet se të dy popujt janë vëllazërorë. Zaevi nga Sofja udhëtoi në Austri ku mbahet Samiti për Ballkan Perëndimor, ku tha se me Bullgarinë është arritur përparim, por nuk zbuloi detaje rreth propozimit që e ka paraqitur.
“Dje në Sofje me kryeministrin dhe Presidentin e Bullgarisë, kolegët Janev dhe Radev bëmë hap të madh evropian. E kthejmë besimin mes të dyja vendeve dhe popujve tanë, do t’i kisha quajtur të afërt dhe vëllazërorë. Dialogu miqësor maqedono-bullgar sërish është në fuqi. Besoj se përmes këtij procesi, Ballkani Perëndimor së shpejti do t’i japë Evropës lajm të ri pozitiv dhe për këtë rrugë kërkoj mbështetje prej të gjithë jush”, deklaroi Zaev.
Opozitarja VMRO-DPMNE me qëndrim se kjo është edhe një dëshmi tjetër se Zaevi po negocion për gjuhën maqedonase, duke shtuar se bën tradhti nacionale”.
“Zaev me këtë e pranon tezën negative të qarqeve në Sofje se gjuha maqedonase dhe bullgare janë gjuhë të njëjtë, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë po cenohet identiteti ynë. Kjo do të thotë se Zaevi i konfirmon tezat bullgare se deri në kodifikimin e gjuhës maqedonase në vitin 1945, maqedonishtja ka qenë formë ose dialekt të gjuhës bullgare, që është absolutisht e pavërtetë. Pretendimi i tillë është mohim i vazhdueshmërisë historike të gjuhës maqedonase”, tha Mile Lefkov.