Bashkë me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Ef. Fetahun, sikurse edhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqisë, Prof.Dr. Ali Erbash, sot ndoqëm nga afër punimet që po vazhdojnë për ndërtimin e Xhamisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut dhe që gjendet pikërisht në territorin e Komunës së Çairit, Xhaminë e Tophanës, shkruan në rrejtin social Facebook, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk.
Me këtë rast u informuam se kjo Xhami, njëkohësisht do të jetë edhe kompleks islam, ku mes tjerash do të ketë edhe Qendër kulturore.
Ndërsa, në këtë Xhami pritet të jetë e vendosur edhe Selia e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut shkruan Ganiu, transmeton Info7.mk