Ahmeti, rikujton tre vjetorin e Marrëveshjes së prespës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar sot tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës duke thënë se nga kjo marrëveshje qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë përfituar po aq sa edhe nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit.

Sipas kryetarit Ahmeti, kjo marrëveshje do të mbetet një moment që krijoi më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë por edhe tërë rajonin dhe vetë Europën.

Ahmeti më tej ka thënë se ai dhe ekipi i tij do të angazhohen edhe me më tepër përkushtim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotë në Bashkimit Europian.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *