Kryetari aktual i komunës së Strugës, Ramiz Merko do të jetë kandidat I BDI-së për kryetar të Strugës në zgjedhjet e tetorit mëson Info7.mk. Sipas Info7.mk Ramiz Merko tashmë është konfirmuar si kandidat I vetëm nga radhët e BDI-së dhe ka mbështetjen e të gjitha strukturave partiake. Po ashtu ka mundësi që ai të ketë mbështetjen edhe të LSDM-së dhe BESA që në raundin e parë. Në anën tjetër sinjalet e para për një mbështetje nga ana e partnerit të koalicionit është dhënë shumë më herët, ndërsa nga Lëvizja BESA kanë end dilema, por Info7.mk mëson se kjo parti në Strugë do të mbështet Ramiz Merkon.
