Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje duhet të mbajë Komisioni për Politikë të Jashtme. Në rend dite është shqyrtimi i çështjes për fillimin e bisedimeve për anëtarësim BE gjatë presidencës portugeze, ndërsa në kontekst të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, të nënshkruar më një gusht të vitit 2017.Kryetari i Komisionit, deputeti Antonio Milloshoski, javën e kaluar kërkoi nga ministri Bujar Osmani të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni, për negociatat me Bullgarinë. Ndërsa Osmani dje konfirmoi se sot në komisionin kuvendar do të ketë mundësinë të flasë hapur me deputetët për të shpjeguar kronologjikisht aktivitetet e ndërmarra gjatë gjithë këtyre muajve.
