Nuk ka asnjë plan B, asnjë alternativë për BE-në, vetë anëtarësimi në BE do të thotë evropianizimi i Maqedonisë së Veriut, ne nuk duam të jemi anëtarë vetëm për shkak të anëtarësimit në BE, ne duam të jemi anëtarë për shkak të evropianizimit të vend që do të ndodhë përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe për të sjellë Evropën në Maqedoninë e Veriut, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AIM.
Kryeministri thekson se ai dëshiron që të mos ketë veto nga Sofja më 22 qershor, domethënë Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së të marrë vendim për fillimin zyrtar të negociatave, por edhe nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, të paktën të përfundojmë diskutimet dhe të presim një qeveri politike në Bullgari.