donëse futbolli i Maqedonisë për përjeton momentet më të mirë të historisë, kritikat ndaj kryesisë së FFM-së nuk janë ndalur. Si kryeministri Zaev por edhe Agjencia për Rini dhe Sport kanë akuzuar FFM-në për parregullsi brenda institucionit. Por kryetari Muhamet Sejdni në një intervistë për TV21 thotë se në FFM respektohet ligji dhe se do të vazhdojë të punojë ashtu siç ka bërë deri tani.
“Unë nuk e kuptoj pse, por do ta thosha se kur s’ka sukses ka kritika, por duhet ta dimë edhe një gjë tjetër se edhe kur ka sukses ka kritika, këto gjëra unë i shoh normale dhe unë dua të vazhdojë punën siç jam duke e bërë deri tani. Dashtë Zoti të kualifikohemi edhe në Kampionat Botëror, por kritika le të ketë prapë”, u shpreh për TV21, kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini.
Por kryeministri Zaev në disa raste ka thënë se Sejdini duhet ta ndryshojë statutin e FFM-së në përputhje me ligjin për sport. E për këtë ja si përgjigjet Sjedini:
“Nuk kamë dëgjuar se kryeministri është jurist, kështu që këto punë u mbeten juristëve u mbetet atyre që merren me sport atyre që merrem me statute dhe me ligjin për sport dhe me diçka tjetër”, deklaroi Muhamed Sejdini – kryetar i FFM-së.
Sa i përket akuzave tjera të Zaev se ekzistojnë delegatë të FFM-së që vijë nga klube fantome, Sejdini tha se nëse ka një gjë të tillë le ta nxjerrin me fakte. Sipas tij secili delagt në Kuvendin e FFM-së dihet se nga është dhe prej cilit klub vjen.
Intervistën me kryetarin e FFM-së, Muhamed Sejdini mund ta ndiqni në emisionin 10 Minuta në TV21 në ora 19:00