Ambasada zyrtarisht do të hapet në ora 14, në prezencë të Ministrit Bujar Osmani dhe homologut të tij sllovak, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Ivan Korçok.
Gjatë kësaj ngjarje solemne të dy ministrat do të kenë mundësi, krahas raporteve bilaterale të shkëmbejnë mendime edhe për dosjen evropiane të vendit, me fokus drejt mundësive dhe mbështetjes për realizimin e vendimit të Këshillit të BE-së për nisjen e negociatave, me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.