Zaev në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s: Japim kontributin tonë për vendimet strategjike dhe për ardhmërinë e Aleancës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska qëndrojnë në Bruksel.

Vendi ynë, do të marrë pjesë për herë të parë në Samitin e NATO-s, si anëtare e plotfuqishme.

Para Samitit, Zaevi pati paraqitje para mediave, ku mes tjerash deklaroi:

“Ky është moment historik për vendin tim. Ky është samiti i parë i NATO-s për Maqedoninë e Veriut si anëtare e plotfuqishme. Ky, gjithashtu është samiti i parë i NATO-s me 30 anëtare. Ky është sukses i madh për Maqedoninë e Veriut dhe NATO-n. Anëtarësimi në NATO ishte realizimi i qëllimit strategjik të vendit tonë, por në mënyrë shtesë, me anëtarësimin tonë, Aleanca e përmirësoi sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, transmeton TV21

Ai ka shpehur dëshirën e fuqishme, që në NATO të integrohen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Lënia e vakumit në pjesën tonë të Evropës, nuk është opsion”, tha më tej Zaevi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *