Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela realizoi një vizitë pune te Agjencia Nacionale e Programeve Arsimore Europiane dhe e Lëvizshmërisë (ANPAEL), ku u prit nga drejtori Marko Gjorgievski.Nga kjo vizitë u kuptua se në këtë institucion kishte ngecje në zbatimin e dispozitave ligjore që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Drejtori Sela ofroi ndihmën konkrete të AZGJ-së në përkthimin dhe lekturimin e formularëve të ndryshëm që ANPAEL-i i ka në përdorim. Drejtori Gjorgievski pranoi botimet e AZGJ-së, të cilat ndihmojnë zbatimin e ligjit të lartpërmendur.Palët u dakorduan që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh.