Pas shkarkimit të Dakës, Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të KQZ-së

Presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka.

Osmani ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur kushtetues, dhe përgjegjësia për ta ruajtur pavarësinë e KQZ-së së pari është përgjegjësi e kryesuesit të Komisionit.

“Kryesuesi i KQZ-së nuk vjen nga radhët e partive politike, por emërimi i tij bëhet me një proces të veçantë, fakt ky i cili tregon se kryesuesi duhet të jetë i pavarur në veprimet e tij edhe kur brenda KQZ-së mund të ketë presione nga subjektet politike. Në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Presidentes, Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *