Gjatë ditës së sotme janë dorëzuar pajisjet për kryerjen e analizave për lindanin në laboratorin shtetëror të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kështu njoftoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Naser Nuredini sipas të cilit kjo do të mundësojë detektim të ndotësve në kohë, dhe se sipas planit të Qeverisë, në muajin korrik pritet fillimi i pastrimit të deponisë së vogël me lindan në ish hapësirat e kompanisë së OHIS.