Sllovakia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në EURO 2020, duke mposhtur Poloninë e Robert Levandovskit me rezultatin 1-2. Heroi i sllovakëve ishte mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar, i cili arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 69-të.Sfidën e zhbllokoi një autogol i Sheznit në minutën e 18-të, pas një inkursioni fantastik nga e majta e futbollistit të Ferencvaroshit, Robert Mak. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1. Në startin e pjesës së dytë, Lineti barazoi rezultatin. Ndërkohë në minutën e 62-të, polakët mbetën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të mesfushorit Krishoviak.