Derivatet e naftës sërish shtrenjtohen

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të shtrenjtohen për gjysmë respektivisht një denar. Kështu nga mesnata Euro Super BS-95 do të shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të shitet për 68.50 denar për litër, Euro Super BS-98 gjithashtu shtrenjtohet për gjysmë denari për litër dhe nga mesnata do të shitet për 70.50 denarë për litër. Ndërkohë që euro Dizeli do të shtrenjtohet për një denar dhe nga mesnata një litër dizel do të shitet për 61.50 denarë për litër.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *