Radhë e gjatë para biletarisë së Kopshtit Zoologjik në Shkup dhe parking i stërmbushur. Kjo ishte e diela, ditë që shumë admirues të kafshëve kishin vendosur ta kalonin me të afërmit e tyre në këtë lokacion. Nga targat e makinave të parkuara dhe atyre që tentonin që te gjenin një vend, shihej se vizitorët kishin ardhur nga qytete të ndryshme, si nga vendi, ashtu edhe nga shtetet fqinje.
“Kopshti Zoologjik është një atraksion, jo vetëm për qytetarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe ata që vijnë nga Kosova apo edhe turistët. Megjithatë të gjithë po hasin në të njëjtin problem. Tabelat që përshkruajnë karakteristikat e kafshëve, janë vetëm në gjuhën maqedonase. 05:13 Përveç karakteristikave, gjuha që do ta kuptonin shumica e vizitorëve është shumë e rëndësishme, për faktin se tabela që ndodhet pas meje, shpjegon se gardhi nuk duhet të preket, sepse përbën rrezik, ndërkohë që nëse nuk e kuptojnë, mund ta bëjnë diçka të tillë dhe të rrezikojnë jetën.”
Disa fëmijë më shumë pëlqenin elefantin, të tjerë të preferuar kishin gjirafën apo tigrin, mirëpo zgjerimin e njohurisë rreth këtyre kafshëve e kishin të pamundur, sepse nuk dinë gjuhën maqedonase.