Karnavalet e Korçës hapin sezonin turistik

Prej disa ditësh në qytetin e serenatave kanë filluar përgatitjet për festën e Karnavaleve. Në shumë ambiente apo sheshe të qytetit ka ditë që ndjehet atmosfera e kësaj feste që kulmin e saj do ta ketë sot në mbrëmje.

Festa e Karnavaleve të Korçës do të çelë zyrtarisht edhe sezonin turistik për këtë vit, ku ky qytet tashmë është shndërruar në destinacionin e preferuar të vizitorëve vendas dhe të huaj, kjo për shkak dhe të investimeve të kryera gjatë viteve të fundit.

Të gjitha grupet të veshura me kostume të ndryshme do të parakalojnë në një paradë të përbashkët në bulevardin “Republika”, e cila do të vijojë më pas në zonën e “Pazarit të vjetër” ku do të organizohet edhe një festë e madhe.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore, Blerta Belliu shprehet se “vitin që shkoi për shkak të pandemisë organizuam një festë minimaliste, kurse këtë vit do t’i rikthehemi sërish traditës së kësaj feste simbol të qytetit të Korçës. Këtë vit gjithashtu do të kemi 26 grupe përbërës të kësaj feste. Do të kemi edhe grupe të ftuar nga jashtë qyteti si p.sh., dy grupe nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, grupi nga qyteti i Durrësit. Por ka edhe qytetarë të thjeshtë që kanë vite që i bashkohen festës tonë me maskat e tyre personale që i ruajnë prej vitesh”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *