Zemra 44-vjeçares, e cila dje kishte pësuar vdekje të trurit, ka filluar të rrahë sërish këtë mëngjes.
Zemra, është transplantuar me sukses të një pacient i cili me vite ka vuajtur nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare.
“Ditët në vijim janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton TV21.
Përveç zemrës, do të transplantohen edhe veshkat e 44-vjeçares.Që prej janarit, deri tani ky është transplantimi i tretë i zemrës, kurse i pesti brenda një viti.