Reagimi i Ramës pas anëtarësimit të Shqipërisë në KS të OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konsideruar një lajm të bukur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB për dy vitet e ardhshme.

Ai shprehet se Shqipëria mori 175 vota nga 117 të nevojshme ndërsa do të jetë anëtare për vitet 2022-2023.

“LAJM I BUKUR Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, shkruan Rama.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB u zhvillua sot votimi për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm me mandat dyvjeçar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka votoi më herët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Pas zgjedhjes me 175 vota, ishte ministrja Xhaçka e cila përcolli mesazhin për këtë vendim historik.

“Zyrtare! Shqiptarët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023! Një mundësi e shkëlqyer, një arritje e mrekullueshme për diplomacinë shqiptare! Mirënjohës për gjithë mbështetjen”, u shpreh Xhaçka në një postim në Twitter.

Shqipëria u paraqit në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer per Shqipërine.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *