Me kënaqësinë më të madhe sot mora pjesë në Mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, që po mbahet në Tiranë dhe pjesë e të cilit union është edhe Komuna e Çairit, bën te ditur kryetari i komunes se Çairit Vusar Ganiu.
Në kuadër të këtij evenimenti u mbajt edhe Forumi Ekonomik dhe Turizmi Rajonal, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e UBSHR-së theks të veçantë vendosën në tematikën Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe qytetet shqipfolëse, pasuritë kulturore si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik-social të qyteteve tona, por gjithashtu diskutuam e këmbyem mendime edhe për “Tirana European Youth Capital 2022”, si një mundësi e zhvillimit, promovimit dhe integrimit të rinisë së rajonit në një platformë të përbashkët turistike, ekonomike, sociale, kulturore për anëtarët e UBSHR-së. Para pjesëmarrësve në Forum potencova se nuk ka kënaqësi më të madhe kur bukuritë natyrore, veçoritë kulturore, ekonomike, turistike të rajoneve tona i sjellim në një vend të përbashkët.
Kështu ndihmojmë njëri-tjetrin, duke kontribuar në zgjerimin e perspektivës sonë zhvillimore, pasi që gjithmonë duke mbajtur të gjallë kontaktin me njëri-tjetrin orientojmë edhe investimet përmes turizmit te të gjithë ne. Para të pranishmëve fola edhe për projektet aktuale dhe të ardhshme që po i ndërmarrim si Komunë e Çairit dhe që kanë për qëllim pikërisht zhvillimin ekonomik, turistik, social, e kulturor dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Nga ana tjetër, në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkësive Shqiptare në Rajon u mor vendimi që kësaj familjeje t’i shtohen edhe Komunat e Gjirokastrës dhe të Bujanocit, ndërsa gjithashtu u vendos të hapen dy zyra plotësuese administrative të sekretariatit të UBSHR-së në Prishtinë dhe Tetovë. #UBSHR#Tirana