Presidenti Rumen Radev dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli së fundmi kanë realizuar takim përmes një video konference.
Biseda u iniciua nga Presidenti i PE-së, Sasoli. Në takim është biseduar rreth masave për të përballuar pandeminë e Covid-19, si dhe tema në axhendën e BE, me fokus në politikën e zgjerimit.
Siç njoftojnë nga Presidenca Bullgare, gjatë video takimit Radev theksoi se Bullgaria parimisht dhe me konsekuencë mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Radev gjithashtu vuri në dukje se Bullgaria pret “rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në procesin e formimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë drejtim më i rëndësishëm është dialogu i drejtpërdrejtë dhe i hapur midis dy vendeve më të afërta në Ballkan për të arritur një përparim real”.