Presidenti Stevo Pendarovski sot përmes një video mesazhi e drejtoi forumin rajonal “Organizatat jofitimprurëse dhe vlerësimi i rrezikut – angazhimi dhe mësimet e marra për zbatim efektiv”. Organizatorët e forumit janë Drejtoria për inteligjencë financiare pranë Ministrisë së Financave dhe Qendra Evropiane për të Drejtë Jofitimprurëse dhe shoqata Konekt, ndërsa është mbajtur me rastin e prezantimit të Raportit mbi vlerësimin e kryer për rrezikun nga financimi i terrorizmit për organizatat jofitimprurëse në vend.
Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, vlerësoi se raporti është shumë i rëndësishëm për ne, si një grup praktikash të mira të njohura ndërkombëtarisht që përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyeshme për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive. Presidenti Pendarovski shprehu shpresën që vitin e ardhshëm Manival do të kryejë një vlerësim rigoroz të të gjithë sistemit shtetëror dhe gatishmërinë e tij për t’i njohur rreziqet e pastrimit të parave.
“Ky raport për vlerësimin e kryer të rrezikut të financimit të terrorizmit për organizatat jofitimprurëse në vendin tonë jep shpresë se me zbatimin e rekomandimeve do ta bëjmë sistemin më të fortë dhe më të përgatitur për t’u ballafaquar me kërcënimin nga terrorizmi dhe burimet e paligjshme për financimin e tij,” tha Presidenti Pendarovski, duke shtuar se në këtë mënyrë ne do ta përforcojmë besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë evropianë në kapacitetin dhe integritetin e institucioneve kompetente vendase si bartës kryesorë të konceptit të qeverisjes së mirë.
Pendarovski, siç theksohet, e theksoi nevojën për mekanizma për njohjen e hershme të financimit të terrorizmit nga organizatat që fshihen pas emrave zyrtarë të sektorit joqeveritar.