Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, skuadra e Laçit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Renovës, Bashkim Velija.
27-vjeçari do t’i bashkohet nesër skuadrës së Shpëtim Duros. Velija ka qenë një titullar i padiskutueshëm këtë sezon te Renova e Tetovës, duke u aktivizuar në 32 takime.
Ai ka arritur madje edhe të shënojë një gol këtë kampionat, pikërisht në barazimin 3-3 ndaj Vardarit në transfertë.
Mbrojtësi shihet nga tekniku Duro si një përforcim i madh dhe shihet si një vlerë e shtuar për organikën e skuadrës kurbinase.