Shqipëria dhe Maqedonia bashkojne vendkalimet kufitare

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjen me Maqedoninë për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e kufirit, aq më tepër për sezonin turistik. Më herët e njëjta procedurë është ndjekur me Kosovën.

Vendimi i plotë

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe qeverisë së republikës së maqedonisë së veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe republikës së Maqedonisë së Veriut

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *