Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.619 teste të kryera janë regjistruar 28 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 16 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 23 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 5 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.469 raste, prej të cilëve 149.551 janë shëruar, kurse 5.467 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 451 raste aktive me virusin korona, prej të cilëve 212 në Shkup, 47 në Kumanovë dhe 34 në Prilep.