Nesër në Tiranë do të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Samiti do të drejtohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa do të marrë pjesë edhe eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varheji, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të Kosovës, Albin Kurti, të Serbisë Ana Bërnabiq,si dhe kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Liderëve të Ballkanit Perëndimor do t’u bashkohen edhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Gjikiq, si dhe Luba Siljanoska, zëvendësdrejtoreshë e Sekretariatit ekzistues të Unionit  transportues të EJL-së (Shqipëria Bullgaria, BeH-ja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi).

Sipas paralajmërimit, në samit do të bëhet fjalë për rrjedhën e procesit eurointegres të rajonit, ndërsa do të analizohet edhe infrastruktura që e lidh Ballkanin Perëndimor, mbështetjen financiare dhe investimet e BE-së.

Është parashikuar konferencë e përbashkët shtypi midis Ramës dhe Varhejit dhe pas një dreke pune për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor pas pandemisë, do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për të vazhduar axhendën evropiane.

“Siç dihet, më 22 qershor, liderët e BE-së duhet të vendosin unanimisht nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë datë për konferencën e parë ndërqeveritare, pavarësisht faktit se qëndrimi i Bullgarisë ndaj fqinjit tonë është ende i paqartë”,qëndron në lajmin e Ora njuz.

Shtohet se integrimi i rajonit në BE shihet gjithashtu si një mënyrë për të parandaluar ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *