Ndeshja mes Anadolu Efes dhe Fenerbahce Beko, e vlefshme për Play-Offin e Super Ligës së Basketbollit në Turqi (ndeshja e 2-të), kishte tensione të madha, ku nuk munguan as grushtet.
Tensioni u rrit në çerekun e 4-të, kur kishin mbetur edhe 3:27 pa u luajtur, kur amerikani i Anadolu Efes, Chris Singleton dhe ai i Fenerbahçes, Bekos Melih Mahmutoglu u kacafytën mes vete. Zënka erdhi pasi lojtari i Fenerbahces e goditi me top amerikanin.
Dy lojtarë u skualifikuan nga ndeshja pasi gjyqtarët monitoruan situatën në ekran.
Po ashtu edhe dyshja e Fenerbahçes, Alex Perez dhe Ahmet Duverioğlu u përjashtuan nga loja pas kësaj pozite.
Anadolu Efes mposhti Fenerbahçen 95-73 në ndeshjen e 2-të në finalen e Play-Off të Super Ligës së Basketbollit ING dhe kaloi në epërsi 2-0 në seri.