FOTO EKSKLUZIVE/ Menaxheri shqiptar transferoi trajnerin te Juventusi: Ja biseda me Anjelin

Një shqiptar bëhet protagonist në klubin gjigand italian, Juventus. Bëhet fjalë për menaxherin e FIFA-s, Mario Cenolli, i cili ka bërë një transferim shumë të rëndësishëm për ekipin italian të femrave, duke bindur pikërisht trajnerin e Arsenalit, Joe Montemurro, që të lërë anglezët dhe të marrë drejtimin e skuadrës bardhezi.Sot është bërë edhe prezantimi në zyrat e Juves, teksa i pranishëm ka qenë edhe bosi i bardhezinjve, Andrea Anjeli, e gjithashtu zv.presidentin Pavel Nedved. “Është një eksperiencë shumë e rëndësishme, për më tepër në një klub të madh si Juventus.

194438208_1947767025373729_4443902628214213711_n (1)

Biseduam me Anjelin, një person shumë i sjellshëm. Na falënderoi për bashkëpunimin dhe na uroi gjithë të mirat në këtë bashkëpunim. Një person shumë xhentëlmen, bashkë me Nedved. Më pyeti edhe për kryeministrin Rama, të cilin e konsideronte juventin. Më tha që ishte hera e parë që takonte një menaxher shqiptar”, tregon Cenolli për “Panorama Sport”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *