Marina e SHBA-së ka bërë diçka historike javën e kaluar pasi një “cisternë pa pilot” furnizoi një aeroplan me pilot në qiell për herë të parë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një F/A-18 Super Hornet “u lidh” me aeroplanin MQ-25 Stingray në pronësi të Boeing në ajër dhe transferoi rreth 145 mijë litra karburant në aeroplanin luftarak, tha Marina të hënën.
Pamjet magjepsëse tregojnë momentin historik që bartja e karburantit u krye me sukses të premten gjatë fluturimit provë rreth 4.5 orë.
Super Hornet shihet duke u ngritur nga Aeroporti MidAmerica në Mascoutah, Illinois dhe duke iu afruar Stingray i cili ka një “portë” që del nga pjesa e pasme e tij.