Fatmir Dehari do të jetë kabdidat i Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Kërçovës. Burime e info7.mk brenda BDI-së së Kerçovës bëjnë të ditur se Dehari ka mbështetjen e strukturave partiake dhe se gjatë qeverisjesë së deritanishme ka treguar sukses dhe ka realizuar projekte.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili ishte mysafir në RTV21 tha se ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat, por theksoi se Dehari është njëri nga kandidatët e mundshëm dhe se partia e tij realizon edhe anketime të brendshme.
Në garë për kreun e Kërçovës ka paralajmëruar edhe Fatmir Limani.
Ndryshe, Dehari dy mandate ka udhëhequr me Komunën e Kërçovës.