47-vjeçarja nga Gostivari disa herë ka marrë fotografi nga e mitura në Facebook dhe i ka vendosur në profilin e vet dhe në ato fotografi ka publikuar komente të pahijshme kumtoi MPB. Prej atje sqarojnë se Prokuroria në Gostivar ka ngritur procedurë kundër 47 vjeçare nga Gostivari për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Keqpërdorimi i të dhënave personale e dënuar sipas ligjit për vepër penale.
E dyshuara pa pëlqim, më 14 dhe 15 maj 2021 më disa raste ka marrë fotografi nga “Facebook” profili i vajzës së mitur të dëmtuar dhe i ka publikuar në profilin e saj personal. Në ato fotografi të marra pa leje ka shtuar komente të pahijshme dhe të rrejshme të cilat kanë shkaktuar nënçmim tek e dëmtuara dhe vajza e saj.