Në Maqedoninë e Veriut është konfirmuar varianti indian i koronavirusit.
Ky lloj i virusit është detektuar te një pacient, i cili që një javë është i shtrirë në spital privat në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Pacienti është kthyer nga Iraku, ku ka qenë i hospitalizuar për 10 ditë.
Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe nuk ka shenja për rrezik./TV21