Stadiumet e ‘Euro 2020’: Stadiumi Olimpik – Baku

Lokacioni: Baku, Azerbajxhan
Kapaciteti: 69.870
Rekordi i pjesëmarrjes: 67.200 (Qarabag-Roma 1-2, 27 shtator 2017)

Stadiumi Olimpik në Baku është një arenë me 69.870 ulëse, i planifikuar dhe ndërtuar për të plotësuar standardet ndërkombëtare të vendosura nga UEFA, FIFA dhe IAAF.

Është stadiumi më i madh në Azerbajxhan, i cili është kompletuar në shkurt në vitit 2015 dhe është hapur një muaj më pas.

Shfrytëzuesi kryesor i këtij stadiumi është skuadra përfaqësuese e Azerbajxhanit që i ka zhvendosur këtu ndeshjet, të cilat më parë i ka zhvilluar në ‘Tofiq Bahramov Republican Stadium’.Stadiumi Olimpik në Baku do të jetë nikoqir i një ndeshjeje çerekfinale dhe tri sfidave grupore në kuadër të ‘Euro 2020’.

Ndeshjet që do të zhvillohen në Stadiumi Olimpik në Baku

E shtunë 12 qershor 2021 – Grupi A: Uellsi vs Zvicra (17:00, me kohë lokale)

E mërkurë 16 qershor 2021 – Grupi A: Turqia vs Uellsi (20:00, me kohë lokale)

E diel 20 qershor 2021 – Grupi A: Zvicra vs Turqia (20:00, me kohë lokale)

E shtunë 3 korrik 2021 – QF3: Fituesi 3 vs Fituesi 1 (20:00, me kohë lokale)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *