Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi është zgjedhur sonte nê krye të Shtabit Zgjedhor të kësaj partie për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
Mehmedi është zgjedhur unanimisht në një mbledhje të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, e cila është duke u zhvilluar ende, shkruan in7.
Aleanca për Shqiptarët është në koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, ndërsa do të garojnë në të gjitha komunat ku ka votues shqiptarë