Nuk ka marrëveshje për zhbllokimin e propozim-Ligjit të Shtetësisë. Në koordinimin e mbajtur në Kuvend mes koordinatorëve të grupeve parlamentare, “E Majta” nuk ka hequr dorë nga bllokada. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa jo zyrtarisht kanë kërkuar mirëkuptim nga partia opozitare maqedonase, që ta lëshojnë mbledhjen bashkërisht me subjektet tjera derisa “E Majta” të konsiderojë se nuk ka më kë të diskutojë. Për një gjë të tillë koordinatori i VMRO-DPMNE-së mësohet të ketë kërkuar të diskutojë me kreun e partisë Hristijan Mickoski. Ky i fundit mohon se partia e tij në Kuvend është duke bllokuar propozim-Ligjin e Shtetësisë. Megjithatë Mickoski akuzoi LSDM-në se pa konsultime me opozitën ka propozuar ndryshimin e ligjit.