Ganiu: Mbi 300 mijë euro për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në Lagjen Seravë, ndërsa 1 milion euro parashihen për kompletimin e rrjetit të ujësjellësit

Mbi 300.000 euro do të kushtojë rikonstruimi dhe mjetet i kemi siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që e drejton ministri Naser Nuredini ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Rrjeti i ujësjellësit do të rikonstruohet në këto rrugë:

Rr. “Jahja Pasha” dhe degëzimet e saj, në gjatësi prej 335 metrash

Rr. “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash

Rr. “Rifat Burxheviq”, në gjatësi prej 275 metrash

Rr. ”Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash

May be an image of 2 people, people standing, suit and outdoors

Këtu nuk ndalojmë – Komuna e Çairit për Lagjen Seravë ka siguruar edhe mbi 1 milionë euro të tjera përmes alokimit të mjeteve të TAV, me të cilat brenda 3-4 muajve do të rikonstruojmë tërësisht rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit fekal edhe në shumë rrugë të tjera të kësaj Lagje.

Përkujtojmë se 650 mijë euro siguruam para disa javëve për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të Dizhonit, mjete këto nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2, ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

May be an image of 3 people, people standing, people sitting, outdoors and text that says 'CAT 65BC'

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *