“Do tu japë forcë lojtarëve, të luftojnë për…”/ Fanella e re e Ukrainës për Euro 2020 acaron keq Rusinë

Fanella e re e përfaqësueses së Ukrainës për Euro 2020, e cila në qendër të saj ka të vizatuar hartën duke përfshirë edhe gadishullin të Krimeas, që Rusia pretendon se është nën pronësin e saj ka sjellë tensione në Kremlin.

Federata e Futbollit publikoi të dielën fanellën e saj me të cilën përfaqësuesja do të luajë në Kampionatin Europan, me një dizajnë ti ri me një slogan “Lavidi Ukrainës”.

Pjesa e përparme e bluzës së verdhë tregon kufinjtë e Ukrainës me të bardha, duke përfshirë Krimenë dhe rajonet e kontrolluara nga separatistët pro-rusë të Donetsk dhe Luhansk.

Një parullë në anën e pasme shkruan “Lavdi Ukrainës!” – një brohoritje patriotike e përdorur në tubim nga protestuesit që dëbuan një president pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në 2014.

“Ne besojmë se bluza re do t’u japë forcë lojtarëve sepse ata do të luftojnë për të gjithë Ukrainën,” tha presidenti Andri Pavelko Ndërsa një parullë tjetër – “Lavdi heronjve!” – është qepur në pjesën e brendshme të jakës së bluzë. Të dyja këto parulla përdoren si përshëndetje zyrtare ushtarake në Ukrainë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *