Në SHFK “Hasan Prishtina” sot promovuam fushën sportive që të rinjtë e Komunës së Çairit e shndërruan në një vepër të vërtetë arti. Fushës së sportit do t’i gëzohen mbi 1030 nxënësit e kësaj shkolle, por edhe fëmijët e lagjeve përreth. Dy të rinjtë Arta Qerimi dhe Jetmir Asani, bursistë të “Lead master class programes”, ishin inicuesit e transformimit të plotë të kësaj fushe, ndërsa atyre iu bashkëngjitën edhe shumë të rinj të tjerë nga “Cair’s Youth artivists”. Qëllimi i projektit është angazhimi i të rinjve për të qenë më aktiv në shoqërinë ku jetojnë dhe përmes aktiviteteve të tilla të jenë ata që do ta bëjnë ndryshimin.Ky projekt është realizuar përmes granteve të vogla, për realizimin e projekteve për angazhimin e të rinjve të financuar nga “USAID’s civic engagement project”.