BE-ja me sistem të avancuar për veturat e reja, ISA vetvetiu ulë shpejtësinë nëse shoferi e tejkalon

Komisioni Evropian është duke shqyrtuar mundësinë e miratimit të një ligji që obligon prodhuesit e veturave, t’i shesin mjetet me sistemin e avancuar kompjuterik, që parandalon tejkalimin e shpejtësisë të kufizuar me rregulla dhe ligj.

Intelligent Speed Adaption (ISA) është një sistem që në disa mënyra informon dhe paralajmëron shoferin për tejkalim shpejtësie, dhe shkelje të ligjit në zonat e kufizuara, transmeton Telegrafi.

Ai është i lidhur me kartën digjitale GPS, që në mënyrë automatike i përshtatet shenjave të komunikacionit që kufizon shpejtësinë e lëvizjes se mjeteve.

Ekzistojnë disa mënyrë të funksionimit të ISA-s. Për shembull ISA i jep shoferit informacione të besueshme përmes rrugës vizuale apo audio sinjalit – duke e paralajmëruar që vetvetiu do të ushtroj presion mbi pedalin e frenave nëse tejkalohet shpejtësia e lejuar. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *