Gjermania është kampione e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve. “Panzerat” e trajnerit Kuntz, mposhtën në finale Portugalinë me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Nmeça në minutën e 49-të.Titullar në këtë përballje të zhvilluar në Slloveni ishte edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili qëndroi në fushë 68 minuta, teksa u zëvendësua nga Burkard.
Për sa i përket ndeshjes, gjermanët u treguan më konkretë, teksa krijuan raste të shumta shënimi, teksa mjaftoi goli i minutës së 49-të, për të ngritur në qiellin e Ljubljanës trofeun e Euro 2021.
Një sukses i madh për Gjermaninë U21, që ia del të shpallet kampione e Europës për herë të tretë në histori.
FT: GJERMANI U-21 VS PORTUGALI U-21 1-0
Nmeça 49′
RASTET:
Përfundon finalja!
80′ Tjetër tentativë e Gjermanisë me Adejemin, por gjuajtja e sulmuesit ndalet sërish nga portieri i Portugalisë, Diogo Kosta që mban në lojë tulipanët.
72′ Pranë golit të dytë Gjermania me Adejemin, por gjuajtja e tij i vetëm brenda zonës u ndal me këmbë nga portieri i Portugalisë.